Juventusi e ka shënuar edhe golin e dytë kundër Crotones.
Në gjysmën e dytë, Zonja e Vjetër ka arritur të shënojë dy herë për të qenë më e sigurt për tri pikët në këtë takim.
Mattia De Sciglio priti një top të kthyer dhe goditi nga jashtë zonës për ta dërguar në rrjetë (60’).
Vlen të theksohet se mbrojtësi i krahut e gjeti golin vetëm tri minuta pasi hyri në fushë.
Golin e parë për Bianconerët e shënoi Mario Mandzukic.
Me fitore eventuale, Juventusi do të qëndronte katër pikë prapa Napolit. /Telegrafi/