Juventusi konfirmoi që Mattia De Sciglio ka pësuar një lëndim në kofshën e tij të majtë dhe do të jetë jashtë fushe për disa javë.
Mbrojtësi qendror u lëndua gjatë fitores së mbrëmshme të Zonjës së Vjetër 2-0 në Serie A ndaj Bolognas.
Një komunikatë e lëshuar këtë pasdite vuri në pah se De Sciglio i ishte nënshtruar testeve që identifikuan një lëndim në kofshën e tij të majtë.
“Testet e radhës do të vijnë për rreth 10 ditë”, është zbuluar nga Juventusi.
Kjo sugjeron që ai do të jetë jashtë aksionit për disa javë, një goditje e mëtejshme duke konsideruar se Alex Sandro është gjithashtu i dëmtuar.
Danilo po ashtu u ndëshkua me karton të kuq në fund të takimit ndaj Bolognas, andaj Blaise Matuidi do të duhet të veprojë si mbrojtës i majtë për ndeshjen e radhës kundër Lecces. /Telegrafi/