Telegrafi

De Sciglio kapet me tifozët e Milanit

MILAN, ITALY - MAY 01: Mattia De Sciglio of AC Milan in action during the Serie A match between AC Milan and Frosinone Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on May 1, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Në përfundim të ndeshjes ndaj Empolit, në dalje të stadiumit një grup tifozësh ka rrethuar makinën e mbrojtësit kuqezi, Mattia de Sciglio.

Debati ka qenë i ndezur dhe është dashur ndërhyrja e familjarëve të lojtarit për të qetësuar disi gjakrat.

Edhe gjatë ndeshjes, ai ka qenë në qendër të fishkëllimave të publikut, pasi para përballjes ishte përhapur lajmi se kapiteni aktual kuqezi nuk do të rinovojë kontratën e tij me Milanin, me destinacion të mundshëm Juventusin.

Kaq ka mjaftuar për të përkeqësuar edhe më tej marrëdhënien e 24-vjeçarit me tifozët, të cilët, gjatë javës së kaluar, e kishin shigjetuar për paraqitjen e tij të dobët në derbi duke e akuzuar si shkaktarin e golit të parë zikaltër. /Telegrafi/