Telegrafi

De Rossi: Totti ka bashkuar të gjithë, dyshoj që dikush mund të bëjë më mirë se Spalletti

Mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, ka folur pas fitores ndaj Genoas për lamtumirën e Francesco Tottit.

Kapiteni i ardhshëm i klubit romak ka thënë se Totti nuk kishte karrierë si shumica e lojtarëve, gjithashtu ka thënë se dyshon se dikush mund të ketë sukses më shumë se Luciano Spalletti.

“Thjesht ka lojtarë që nuk kanë karrierë normale, mund ta kuptoj se sa është e vështirë të qëndrosh në një skuadër”.

“Ka fituar një Scudetto, ka bashkuar një qytet që është i ndarë për të gjithë. Totti është një mik që nuk e shohim çdo ditë”.

“Spalletti? Kam parë dhe dëgjuar shumë njerëz që i gëzohen largimit të tij, por dyshoj që pasardhësi i tij do të jetë në gjendje të bëjë më mirë”, ka thënë De Rossi për Sky Sport. /Telegrafi/