Telegrafi

De Rossi shpëton Romën

Vendasit shënuan gol në minutën e 22-të me anë të Takayuki Morimoto, mirëpo nuk arritën ta mbanin këtë epërsi deri në fund të takimit.

Atëherë kur mendohej se Catania do ta fitojë ndeshjen, Daniele De Rossi (90’+2) shënoi për t’ia siguruar një pikë shumë të vlefshme Romës nga kjo përballje e vështirë.