Telegrafi

De Rossi shënjestron vendin e katërt

“E kemi rigjetur agresivitetin e nevojshëm për të luajtur mirë në këtë ligë”.

“Kishim vetëbesim dhe kjo u dëshmua me rezultatin përfundimtar. Ishim shumë të organizuar, ndërsa sidomos në pjesën e parë luajtëm jashtëzakonisht mirë”.

“Tash jam i bindur se mund të shënjestrojmë top-katërshin, madje ndoshta edhe top-treshin, edhe pse e di se do të jetë vështirë të luajmë gjithmonë kështu”, ka thënë De Rossi për “Sky”.