Daniele De Rossi është prezantuar tek skuadra e tij e re, Boca Juniors.
Mesfushori italian u largua pas 18 viteve nga skuadra e fëmijërisë së tij Roma.
Edhe pse kishte disa oferta të rëndësishme nga Serie A, ku u kërkua nga Milan, Fiorentina e Sampdoria si dhe nga MLS, De Rossi në fund zgjodhi Boca Juniorsin.
36-vjeçari nuk e ka harruar Romën e tij, por ka thënë se te Boca ndihet si në shtëpi.
? ¡Como en casa! pic.twitter.com/7JJ8UQZWEz
— Boca Jrs. Oficial (@BocaJrsOficial) July 25, 2019
“Zemra ime është për Romën, por me të vërtetë më pëlqen ky Boca pasi ndeshjet e këtij klubi i kam shikuar qysh kur kam qenë fëmijë”.
“Boca kishte Maradonën, por unë u dashurova me stadiumin, tifozët dhe pasionin e tyre”.
“Një klub i themeluar nga italianët më bënë të ndihem si në shtëpi, një klub i madh në të cilin duhet të besosh”, tha De Rossi.
Legjenda italiane tha se kishte dëshirë të shkonte edhe në Amerikë, por me transferimin te Boca ka realizuar ëndrrën e tij.
#BenvenutoDaniele pic.twitter.com/Lm2fjggo4j
— Boca Jrs. Oficial (@BocaJrsOficial) July 26, 2019
“Gjithmonë kam pasur dëshirë të luaja në Amerikë, por mundësia të luaj në një stadium legjendar si ‘La Bombonera’ ishte një kënaqësi e madhe. Gjëja më e rëndësishme në jetë është t’i realizoni ëndrrat, faleminderit Boca”, tha De Rossi.
De Rossi u largua nga Roma pas 18 viteve qëndrim tek klubi nga kryeqyteti italian, ku në qindra ndeshje ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. /Telegrafi/