Site icon Telegrafi

De Rossi: Pak njerëz besuan te Roma

Daniele De Rossi ka thënë se Roma po e shijon fitoren prej 3-0 ndaj Chelseat dhe se ajo i dedikohet trajnerit Eusebio Di Francescos.

El Shaaraëy me dy gola dhe Perotti me një supergol shënuan për 3-0.

“Në Romë nuk përjetojmë shpesh netë të tilla në Ligën e kampionëve, në fakt ne shpesh jemi demoluar, por më kujtohet kur ne mposhtëm Chelsean disa vite më parë dhe njerëzit ende kujtuan golashënuesit”.

“Ata do të na kujtojnë edhe neve pas kësaj fitore të madhe”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Roma

“Pak besuan tek ne, por ne jemi në krye të grupit. Fatkeqësisht, nuk kemi siguruar kualifikimin, kemi dy ndeshje të vështira dhe Qarabag ka dëshmuar se nuk është ekip i dobët”.

“Ky trajner ka ndryshuar mënyrën e të sulmuarit dhe natyrisht se tash ne jemi më agresiv dhe ky është hap përpara”.

“Humbja nga Interi në Romë na ka mësuar se çka duhet të bëjmë, që të jemi më agresiv në pjesën e dytë”.

“Jam krenar që jam një romanist, edhe kur humbasim 7-1”, deklaroi De Rossi. /Telegrafi/

Exit mobile version