Telegrafi

De Rossi nuk do t’i shitet Realit

“Real Madrid? Krejt çka mund të them është se Daniele De Rossi nuk do të largohet nga Roma nën udhëheqjen e presidencës aktuale”, ka thënë Prade për Sky Sport Italia.

Drejtori sportiv ka folur edhe për moslargimin e Jeremy Menez dhe Julio Baptista, që ishin të kërkuar nga PSG dhe Interi, respektivisht, duke thënë se Giallorossët kanë vepruar mirë me mbajtjen e tyre. /Telegrafi/