Telegrafi

De Rossi: Nuk do të largohem nga Roma

“Unë, sikurse skuadra, po përjetoj një moment të palumtur”, u ka thënë De Rossi gazetarëve, duke shtuar se përkundër paraqitjeve të këqija të Giallorossëve, ai nuk e ka në plan të largohet nga klubi.

“Gjithmonë kam thënë se dëshiroj të qëndroj te Roma. Kjo është diçka që lidhet me jetën time dhe me ditën kur jam bërë ‘romanist’, nuk është e bazuar në trofe, ose në atë se cila skuadër dëshiron të më blejë”, ka thënë italiani. /Telegrafi/