Roma mund të mbetet pa njërin nga lojtarët e saj kryesor.
Mesfushori italian, Daniele De Rossi mund ta vazhdoi karrierën e tij në kampionatin kinez.
Është skuadra kineze Tianjin Quanjin që ka shprehur gatishmërinë ta transferojë italianin në kampionatin kinez.
33-vjeçari është futbollisti më i paguar në Serie A, por mund të marrë edhe më shumë para nëse vendos transferimin në Kinë.
Tianjin është e gatshme t’i ofrojë Romës 10 milionë euro për kartonin e De Rossit.
Ndërkohë reprezentuesit italian iu është bërë gati një kontratë prej dy vite e gjysmë, ku do të fitoj 10 milionë funte në stinor.
Në rast se pranon transferimin në Kinë, De Rossi do të bëhej futbollisti i dytë italian më i paguar, pas Graziano Pelles që fiton 13 milionë funte në stinor. /Telegrafi/