Telegrafi

De Rossi lëvdon pjekurinë e Romës

“Gjithçka dukej se po shkonte këndshëm, por nuk ishte shkruar të ndodhte ashtu… Sido që të jetë, ne reaguam mirë dhe treguam qëndrueshmëri dhe bashkëveprim, kjo është ajo që duhet ta bëjmë”, tha mesfushori italian për Roma Channel.

Të mërkurën, Roma lëshoi 2 pikë në ndeshjen kundër Cagliarit duke pranuar dy gola në minutat shtesë, mirëpo këtë radhë Giallorossët u treguan të vëmendshëm. /Telegrafi/