Telegrafi

De Rossi: Kthimi i Tottit në përfaqësuese do të ishte befasi e këndshme

“Do të ishte një befasi e këndshme. Nuk mendoj se Totti do të qëndrojë indiferent nga fascinimi që ofron Kampionati Botëror, mirëpo nëse ai merr një vendim, atëherë ai duhet të marrë edhe përgjegjësi”.

“Kur u largua nga Azzurët, ai e bëri të qartë se nuk është në gjendje të luajë 60 ndeshje për sezon, dhe ne të gjithë pajtohemi me këtë gjë”.

Edhe pse një kohë të gjatë kundërshtoi rikthimin në kombëtare, Totti ka thënë se ekziston mundësia që ai të kthehet, mirëpo tani duket se Marcello Lippi ka tërhequr interesimin për të.