Roma ka përfshirë dyshen Daniele De Rossi dhe Patrik Schick në skuadrën për ndeshjen ndaj Beneventos.
Ashtu si italiani edhe çeku nuk pritet të fillojnë nga minuta e parë, por mundësitë janë nga banka rezervë.
Skuadra e Romës: Alisson, Skorupski, Lobont; Juan Jesus, Kolarov, Capradossi, Fazio, Florenzi, Bouah, Manolas; Strootman, De Rossi, Gerson, Riccardi, Marcucci; Perotti, Dzeko, Schick, Under, Defrel, El Shaarawy.
Radja Nainggolan, Lorenzo Pellegrini dhe Maxime Gonalons janë të suspenduar, Jonathan Silva dhe Rick Karsdorp të lënduar.
Ndërsa Bruno Peres nuk është ftuar për shkak të kalimit të limit për përdorimin e alkoolit gjatë vozitjes.
Roma renditet në vendin e pestë me 44 pikë, në 23 takime ka pesë humbje dhe po aq barazime.
Benevento është në vendin e fundit me shtatë pikë. /Telegrafi/