Ish-mesfushori i Romës, Daniele De Rossi ka zbritur në Argjentinë për të përfunduar transferimin e tij te Boca Junuiors si lojtar i lirë.
De Rossi u largua para disa javës nga Roma, klub të cilin ia kushtoi gjithë karrierën.
Lajmet e para thoshin se italiani do të vendos të pensionohet, por De Rossi ka vendosur të transferohet te Boca Juniors.
36-vjeçari De Rossi, së bashku me gruan e tij hipën në një aeroplan dhe mëngjesi t sotëm ata zbritën në Buenos Aires.
Ai u përshëndet nga tifozët e Bocas, të cilin ishin në numër duke e pritur në aeroport dhe ai tani është i lirë t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën e tij.
Kalimi te Boca thuhet se do të jetë një ëndërr e përjetshme për ish-reprezentuesin e Italisë. /Telegrafi/