Telegrafi

De Niro refuzon Arnoldin: Nëse je me Trumpin, nuk fotografohem me ty! (Foto)

Robert De Niro ka refuzuar të fotografohet me Arnold Schwarzeggerin gjatë një gala mbrëmjeje, ku ishin të pranishëm të dy yjet e ekranit.

“Nëse e mbështet Trumpin, nuk dua të bëj asgjë me ty”, thuhet të kenë qenë fjalët e De Niros, i cili është një kundërshtar i madh i kandidatit republikan për president të SHBA-ve.

“Po votove për Trumpin, s’dua të bëj asgjë me ty”.

“A do të votosh për Trumpin?”, citohet të ketë thënë ai më tej – raporton Variety, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu De Niro nuk i kursen ofendimet në adresë të Trumpit, e quan “budalla, derr, qen, idiot...” (Video)

Sidoqoftë, bëhet e ditur se ata ishin fotografuar se bashku paraprakisht dhe e gjitha kjo ishte pjesë e një shakaje.

Schwarzenegger, i cili ka qenë guvernator republikan i Kalifornisë, më 8 tetor kishte bërë të ditur se nuk do ta votonte Trumpin.

Deklarata e Schwarzenegger

“Për herë të parë, prej se jam bërë shtetas (i SHBA-ve) në vitin 1983, nuk do të votoj për një kandidat republikan për president”, kishte shkruar Schwarznegger në Twitter. /Telegrafi/