Robert De Niro ka refuzuar të fotografohet me Arnold Schwarzeggerin gjatë një gala mbrëmjeje, ku ishin të pranishëm të dy yjet e ekranit.
“Nëse e mbështet Trumpin, nuk dua të bëj asgjë me ty”, thuhet të kenë qenë fjalët e De Niros, i cili është një kundërshtar i madh i kandidatit republikan për president të SHBA-ve.
“A do të votosh për Trumpin?”, citohet të ketë thënë ai më tej – raporton Variety, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, bëhet e ditur se ata ishin fotografuar se bashku paraprakisht dhe e gjitha kjo ishte pjesë e një shakaje.
Schwarzenegger, i cili ka qenë guvernator republikan i Kalifornisë, më 8 tetor kishte bërë të ditur se nuk do ta votonte Trumpin.
“Për herë të parë, prej se jam bërë shtetas (i SHBA-ve) në vitin 1983, nuk do të votoj për një kandidat republikan për president”, kishte shkruar Schwarznegger në Twitter. /Telegrafi/