Telegrafi

De Niro nuk i kursen ofendimet në adresë të Trumpit, e quan “budalla, derr, qen, idiot…” (Video)

Kur është fjala për Donald Trumpin, Robert De Niro nuk i zgjedh fjalët. Gjatë një xhirimi për fushatën “#VoteYourFuture”, aktori legjendar mes tjerash është pyetur se për çfarë shqetësohet.

Në përgjigjen e tij, ai ka thënë se shqetësohet për drejtimin që po marrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa për ta qartësuar, ka thënë disa fjalë për kandidatin presidencial të republikanëve.

De Niro e quan Trumpin: Qen, derr, budalla, idiot…

“Ai është një llafazan budalla. Është një njeri pa vlerë. Është një qen. Është një derr. Është një mashtrues, është një ndyrësi. Një qen që nuk e di se çfarë po flet”, janë disa nga fjalët ofenduese të De Niros në adresë të Trumpit.

Lexo po ashtu Robert De Niro: Donald Trump është krejtësisht i luajtur mendsh

“Ai nuk i bën detyrat e shtëpisë, nuk i intereson asgjë. Ai mendon se po luan me shoqërinë. Nuk i paguan tatimet. Është një idiot. Colin Powell e ka thënë më së miri: ‘Ai është një katastrofë kombëtare’. Është turp për vendin”.

“Bëhem shumë nervoz që ky vend ka ardhur në këtë pikë që ky budalla, ky i paedukuar, ka arritur deri këtu ku është”, ka shtuar aktori. /Telegrafi/