Kur është fjala për Donald Trumpin, Robert De Niro nuk i zgjedh fjalët. Gjatë një xhirimi për fushatën “#VoteYourFuture”, aktori legjendar mes tjerash është pyetur se për çfarë shqetësohet.
Në përgjigjen e tij, ai ka thënë se shqetësohet për drejtimin që po marrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa për ta qartësuar, ka thënë disa fjalë për kandidatin presidencial të republikanëve.
“Ai është një llafazan budalla. Është një njeri pa vlerë. Është një qen. Është një derr. Është një mashtrues, është një ndyrësi. Një qen që nuk e di se çfarë po flet”, janë disa nga fjalët ofenduese të De Niros në adresë të Trumpit.
“Ai nuk i bën detyrat e shtëpisë, nuk i intereson asgjë. Ai mendon se po luan me shoqërinë. Nuk i paguan tatimet. Është një idiot. Colin Powell e ka thënë më së miri: ‘Ai është një katastrofë kombëtare’. Është turp për vendin”.
“Bëhem shumë nervoz që ky vend ka ardhur në këtë pikë që ky budalla, ky i paedukuar, ka arritur deri këtu ku është”, ka shtuar aktori. /Telegrafi/