Pas kritikave të shumta, Robert De Niro ka vendosur të tërhiqet nga “Tribeca Film Festival”, ku është edhe themelues. Dokumentari i tij flet për lidhjen mes vaksinave dhe autizmit.
“Qëllimi ishte që me këtë dokumentar, të flisja për një çështje shumë personale për mua dhe familjen time”, tha De Niro në një deklaratë.
Më tej aktori dhe regjisori i njohur tha se është diskutuar me ekipin e Festivalit të Filmit dhe me njerëz të komunitetit shkencor dhe kanë rënë dakord që ky dokumentar nuk jep ndonjë kontribut për thellimin e diskutimeve në lidhje me çështjen. Të gjitha informacionet mbi filmin tashmë janë zhdukur nga faqja e festivalit. Dokumentari ka si regjisor Andrew Wakefield. Ky i fund është dhe autor i një studimi shkencor në revistën mjekësore britanike “The Lancet”.
Studimi i tij është ripunuar në momentin kur dolën në dritë dyshimet e para shkencore për lidhjen mes vaksinës dhe autizmit.