Ikona hollivudiane, Robert De Niro, ka vazhduar me kritikat e tij kundrejt presidentit amerikan, Donald Trump.
Ka kohë që aktori, regjisori dhe producenti i famshëm po e kritikon kreun e Shtëpisë së Bardhë, madje duke mos i kursyer fjalët, ndërsa së fundmi e ka quajtur një humbës dhe gangster të parealizuar.
Aktori ka qenë pjesëmarrës në emisionin Late Show me Stephen Colbert, ku ka folur në lidhje me filmin e Netflix, “The Irishman”, ku rikthehet në zhanret me gangsterë. Ndërsa nuk ka mundur në mos flasë për Trumpin.
“Madje edhe gangsterët kanë moral dhe etikë. Ata i kanë kodet e tyre dhe dihet kur ia japin dikujt fjalën”.
“Gjithçka që keni është fjala e dhënë. Ky tip (presidenti) nuk e di as çfarë do të thotë kjo”, është shprehur De Niro, i cili paraprakisht gjatë bisedës kishte thënë se “tash kemi një gangster të bardhë në Shtëpinë e Bardhë” duke iu referuar Trumpit. /Telegrafi/