Telegrafi

De Niro: Donald Trump gojën e ka për të fyer njerëzit (Video)

Donald J. Trump nuk e ka besimin e një prej legjendave botërore të hollivudit, Robert de Niros.

Megjithëse do të dëshironte që të jetë gabim, aktori amerikan beson se presidenti amerikan nuk do të jetë i suksesshëm.

De Niro ka dhënë një intervistë për rrjetin kabllor amerikan CCN, ku ka pohuar se Trump e ka gojën vetëm për të fyer.

“Gjithçka që ai bën është të hapë gojën dhe të fyej njerëzit. Kjo është e pafalshme. Natyrisht që dua që ai të jetë i suksesshëm, por nuk e besojë një gjë të tillë. Ai thotë se Amerika është në rend të parë, por është e kundërta për të”, tha ndër të tjerash De Niro.

Lexo po ashtu Marko Caka në një film me De Niron dhe Al Pacinon

Ky i fundit është duke punuar në projektin filmik, “The Irishman”, ku do të paraqitet edhe aktori shqiptar, Marko Caka. /Telegrafi/