Telegrafi

De Ligt: U munduam për titull, tani duhet të fokusohemi te vendi i dytë

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt ka thënë se “Zonja e Vjetër” është e  përqendruar në vendin e dytë në Serie A.  

Mbrojtësi holandez e pranoi se Bianconerët janë të zhgënjyer pas barazimit 1-1 me Fiorentina javën e kaluar.

“Zonja e Vjetër” ka fituar një herë në tre ndeshjet e fundit në Serie A.

“Ne jemi të zhgënjyer me rezultatin në Firence, duhet të bëjmë më shumë për të marrë tre pikët”.

“Ne kemi nevojë për më shumë intensitet, më shumë guxim me topin. Ne duhet të mbrohemi më mirë”.

“Ne po mendonim për Scudetton, por tani synimi është që të përfundojmë të dytët. Ne jemi të fortë dhe duhet të synojmë lart”.

“Fokusi ynë është në vendin e dytë”, ka thënë De Ligt për Sky Sport Italia.

21-vjeçari ka luajtur 22 ndeshje të Serie A këtë sezon, duke kontribuar me një gol dhe një asistim./Telegrafi/