Telegrafi

De Ligt do të vendos pas evropianit për të ardhmen, ka dy opsione për ta vazhduar karrierën

Matthijs de Ligt është i vendosur të ndryshojë skuadër gjatë afatit kalimtar veror.

Mbrojtësi holandez pritet të largohet nga Bayern Munichu pas dy viteve të kaluara në Munich, pasi nuk konsiderohet si një titullar i rregullt.

Dëshira kryesore e lojtarit është të transferohet te Barcelona, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë me klubin katalunas që nuk ka fonde për transferimin e tij.

Kësisoj De Ligt ka dy opsione të tjera për ta vazhduar karrierën, të luaj në Ligue 1 franceze apo Ligën Premier angleze.

Manchester United dhe Paris Saint Germain janë dy skuadrat që po luftojnë për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit holandez.

De Ligt pritet të marrë një vendim përfundimtar vetëm pas Kampionatit Evropian, ku është i angazhuar me Holandën dhe ndodhet në çerekfinale të Euro 2024.

Bayerni ka pranuar tanimë largimin e lojtarit dhe pret që nga shitja e holandezit të arkëtojë 50 milionë euro. /Telegrafi/