Matthijs de Ligt ka thënë se është një nder të luaj për Juventusin dhe do t’i pëlqente të mendonte se një ditë mund të bëhet kapiten i kësaj skuadre.
Mbrojtësi ka qenë i lidhur me Barcelonën përsëri në javët e fundit, por duket se është plotësisht i përkushtuar te Bianconerët.
Holandezi ka treguar se ndihet i nderuar që luan për klubin italian dhe do donte të ishte kapiten i skuadrës.
“Është një nder për mua të luaj për Juventusin dhe do të doja të mendoja se një ditë mund të bëhesha kapiten i kësaj skuadre”, ka thënë fillimisht De Ligt për Sky Sport Italia.
“Kjo nuk është e rëndësishme tani, duke parë pasi ka tashmë katër kapitenë në skuadër që kanë luajtur këtu për shumë vite”.
“Gjëja e rëndësishme për mua është të luaj mirë, të ndihmoj ekipin dhe pastaj trajneri do të vendosë se kush është kapiten, por nuk është objektivi im tani”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/