Telegrafi

De Ligt rezulton negativ, Juventusi e fton për ndeshjen me Bolognan

Matthijs de Ligt ka qëndruar për disa ditë jashtë fushave shkaku se kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.

Një lajm i mirë për Andrea Pirlon në prag të ndeshjes kundër Bolognas, ku klubi ka konfirmuar tubimin e tij për ndeshjen me Bolognan.

“Matthijs de Ligt kreu, sipas protokollit, dy kontrolle për Covid-19 që rezultuan negativ”.

 

“Prandaj, lojtari u rikuperua dhe nuk i nënshtrohet më regjimit të izolimit dhe do të bashkohet me ekipin në J|Hotel në mbrëmje dhe do të përfshihet në listën e skuadrës për ndeshjen e nesërme”, thuhet në njoftimin e klubit.

Juventusi ka vuajtur rastet me COVID-19 në javët e fundit, ndërsa tani mbetet vetëm Alex Sandro jashtë. /Telegrafi/