Juventus ka njoftuar se mbrojtësi holandez Matthijs de Ligt ka dalë pozitiv me coronavirus.
Zonja e Vjetër ka konfirmuar edhe një rast me COVID-19 në skuadrën e tyre, pasi De Ligt doli pozitiv në testet e fundit.
“Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, doli pozitiv për COVID-19, Matthijs de Ligt.
“Lojtari tashmë është vendosur në izolim”, thuhet në njoftim.
Positività calciatore prima squadra
➡️ https://t.co/sFUD0MTu0y pic.twitter.com/cJRTEVQHq1— JuventusFC (@juventusfc) January 8, 2021
Alex Sandro dhe Juan Cuadrado tash e disa ditë janë pozitivë, ndërsa humbën ndeshjen ndaj Milanit të mërkurën, ku Juve fitoi 3-1. /Telegrafi/