Telegrafi

De Ligt po shijon pushimet fantastike me të dashurën holandeze

Matthijis de Ligt po peshon të ardhmen gjatë pushimeve me të dashurën, modelen Annekee Molenaar.

Mbrojtësi holandez ishte fotografuar teksa po merr rreze të diellit në South Beach të Floridas gjersa shumë klube po i kërkojnë shërbimet e lojtarit.

Kapiteni i Ajaxit është duke i shijuar pushimet në Shtetet e Bashkuara pas një sezoni fantastik ndërsa ishte veshur në të bardhë me syze dielli të errët.

Ai u pa gjithashtu duke lexuar autobiografinë e Memphis Depayt, “Zemrës së një luani”, bashkëlojtarit te kombëtarja e Holandës.

De Light është në lidhje romantike me Molenaar që nga dhjetori i vitit të kaluar gjersa modelja është nën menaxhimin e “Wilma Wakker Model Management” në Holandë.

Ndryshe, Barcelona, Juventus dhe Manchester United po përpiqen të sigurojnë shërbimet e 19-vjeçarit. /Telegrafi/