Telegrafi

De Ligt: Nuk largohem nga Ajaxi

Synimi i Juventusit, Matthijs de Ligt, ka konfirmuar se nuk dëshiron të largohet nga Ajaxi.

Binaconerët konsideron favorit për të nënshkruar me De Ligt, i cili tashmë është kapiten i Ajaxit në moshën vetëm 19 vjeçare.

Mbrojtësi holandez i ka thënë mediumit holandez NOS se ai nuk e ka në plan që të largohet.

“Nuk kam frikë, por nuk dua të largohem nga Ajaxi në janar”.

“Ne kemi trofe për të fituar dhe unë duhet që të qëndroj për të sjellë sukses në klub”, deklaroi De Ligt.

De Ligt konsiderohet një prej talentëve më të mëdhenj në botë në fazën e mbrojtjes.

Për të ka pasur interesim nga Juventusi, Barcelona dhe shumë klube tjera evropiane. /Telegrafi/