Telegrafi

De Ligt mbetet jashtë listës së Juventusit për takimin ndaj Lokomotivës së Moskës

Matthijs de Ligt ka mbetur jashtë skuadrës për përballjen ndaj Lokomotivës së Moskës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që zhvillohet të mërkurën nga ora 18:55, do të luhet në stadiumin ‘RZD Arena’, mirëpo Zonja e Vjetër do t’i ketë disa mungesa.

Mbrojtësi holandez thuhet se ka pësuar lëndim në kyçin e këmbës gjatë stërvitjeve dhe nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim.

Kandidatët për të zëvendësuar De Ligtin janë Daniele Rugani dhe Merih Demiral.

Giorgio Chiellini është një mungesë afatgjate, ndërsa Emre Can dhe Mario Mandzukic nuk janë në listë për garën më të madhe të klubeve në Evropë.

Skuadra e Juventusit për takimin ndaj Lokomotivës së Moskës: Szczesny, De Sciglio, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Ramsey, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Danilo, Matuidi, Bonucci, Higuain, Rugani, Rabiot, Demiral, Bentancur, Pinsoglio, Bernardeschi. /Telegrafi/