Telegrafi

De Ligt ka klauzolë lirimi nga Juventusi, por aktivizohet nga viti 2022

Matthijs de Ligt do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Juventusin dhe klauzola e lirimin prej 150 milion eurosh do të jetë e vlefshme vetëm nga qershori i vitit 2022.

Mbrojtësi i Ajaxit, të martën në mbrëmje u ul në Torino me një avion privat dhe foli për rrjetet sociale të Bianconerëve.

Ai do të ketë testet mjekësore nesër në mëngjes.

Juventusi do të paguajë te Ajaxi shumën e 75 milionë euro dhe Sky Sport Italia, holandezi do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare.

Është folur se De Ligt do të ketë klauzolë lirimi të përfshirë, por se nuk do jetë e vlefshme për dy vitet e para.

Lexo po ashtu De Ligt arrin në Torino me aeroplan privat, të mërkurën vizitat mjekësore te Juventusi

Klauzola fillon me 150 milionë euro në qershor të vitit 2022, por pastaj do të rritet çdo vit.

Për disa javë është raportuar se paga e tij do të jetë 7.5 milionë euro për sezon, që me bonuse do të shkojë në 12 milionë euro.

De Ligt para 20 muajsh  doli nga akademia e klubit të Ajax për t’u bërë kapiten i tyre. /Telegrafi/