Telegrafi

De Ligt: Juventusin nuk e zgjodha për para, PSG-në nuk e refuzova shkaku i rrogës

Transferimi i ri i Juventusit, Matthijs de Ligt, i ka cilësuar si të ‘pakuptimta’ fjalët se ai refuzoi Paris Saint-Germain sepse ai do të fitonte më pak se Kylian Mbappe, ndërsa theksoi se paraja nuk është faktor tek ai.

De Ligt përfundoi kohëve të fundit një transferim prej 85.5 milionë eurosh te Juventusi nga Ajaxi.

Por, talenti holandez para transferimit te Zonja e Vjetër është lidhur edhe skuadra si Barcelona, Manchester United dhe PSG.

Lexo po ashtu Prezantohet De Ligt, merr numrin 4 dhe zbulon arsyen pse mbante fanellën e Juves kur ishte fëmijë

Klubi francez thuhet se ishte shumë i interesuar në transferimin e De Ligt, por u raportua se holandezi i refuzoi pas nuk donte të fitojë më pak se Mbappe.

19-vjeçari holandez ka folur rreth këtyre thashethemeve, të cilat i ka cilësuar si të pakuptimta.

“U përpoqa të mbaj sa më shumë distancë nga spekulimet. Në një moment, kjo u bë paksa e mundimshme”, ka thënë fillimisht De Ligt.

Lexo po ashtu De Ligt bëhet adoleshenti i tretë më i shtrenjtë në histori - Mbappe i pari, Martial e Vinicius pas tij  

“Gjëja më e çmendur që kam lexuar është se unë nuk do të shkoja te PSG sepse nuk do të kisha fituar më shumë para se Mbappe. Sa thashetheme e pakuptimtë”.

“Gjithmonë i kam thënë Mino Railoas se unë do të deklaroja destinacionin tim pas Ligës së Kombeve. Deri atëherë, kam dashur të mbaj përqendrimin tim të lartë në fushën e lojës”.

Lexo po ashtu Nga 100 milionë euro për Ronaldon te 75 milionë për De Ligt – si po kthehet Juventusi në ‘Galaktikët’ e ri të Evropës

“Sapo i tregova për qëllimin tim për të shkuar te Juventusi, ai filloi të punonte për të”.

“Paraja nuk është faktor për mua, të gjithë ata që më njohin mua e dinë këtë”, përfundoi mbrojtësi holandez. /Telegrafi/