Site icon Telegrafi

De Ligt flet pasi e ndoqi nga banka lojën e parë në Serie A: Nuk e prisja të jem rezervist

Matthijs de Ligt. (Photo by Pakawich Damrongkiattisak/Getty Images)

Matthijs De Ligt është përforcimi më i madh i Juventusit këtë afat kalimtar veror.

Qendërmbrojtësi i talentuar holandez refuzoi klube të mëdha si PSG, Manchester United, Bayern Munich e Barcelona për t’iu bashkuar kampionëve të Italisë.

Por në ndeshjen e parë në Serie A, holandezi e ndoqi nga banka rezervë pasi nuk u përfshi në formacionin bazë.

Matthijs de Ligt. (Photo by Pakawich Damrongkiattisak/Getty Images)

Pas ndeshjes De Ligt ka folur për lënien në bankë derisa tha se nuk e priste një gjë të tillë.

“Nuk e prisja ta filloja aventurën time nga stoli. Preferoja të kisha luajtur, por sigurisht që duhen respektuar vendimet e trajnerit. Duhet të tregohem realist, jam ende duke u ambientuar”, deklaroi De Ligt.

19-vjeçari foli edhe për dyshen e mbrojtjes së Juventusit, Bonucci e Chiellini.

“Bonucci dhe Chiellini janë konsideruar për shumë kohë si dyshja defensive më e mirë në botë. Në këtë sezon duhet ta fitoj vendin e titullarit”, u shpreh De Ligt.

Juventus e nisi me fitore edicionin e ri në Serie A pasi triumfoi me rezultat minimal 0-1 te Parma. /Telegrafi/

Exit mobile version