Site icon Telegrafi

De Ligt fillon stërvitjet para sezonale me Ajaxin

De Ligt gjatë stërvitjes me Ajaxin (Foto: AFC Ajax/Twitter)

Matthijs de Ligt ka filluar trajnimin para sezonal me Ajaxin, në mes të përpjekjeve të vazhdueshme të Mino Raiolas për ta transferuar atë në Juventus.

De Ligt dukej të ishte në gjendje të mirë shpirtërore në stërvitjet e tij me shokët e tij te Ajaxi, për herë të parë që nga fundi i sezonit të kaluar.

Ai vjen vetëm një ditë pasi agjenti Raiola konfirmoi se Juventusi kishte rënë dakord me mbrojtësin, megjithëse agjenti e bëri të qartë se nuk do të kishte asnjë trysni nga lojtari për të detyruar largimin.

Lexo po ashtu Mino Raiola: De Ligt ka arritur marrëveshje me Juventusin

Ndërkohë, gazetari Romeo Agresti nga Goal.com shkruan se Bianconerët po ‘shtyjnë’ të finalizojnë një marrëveshje këtë javë dhe se ka ‘optimizëm në rritje’.

19-vjeçari thuhet se ka pranuar një rrogë fillestare prej nëntë milion eurosh, duke lënë Bianconerët të negociojnë një çmim me kampionët holandezë. /Telegrafi/

Exit mobile version