Telegrafi

De Ligt dhe Buffon bëjnë gafa të mëdha, “ia falin” golin Sassuolos

Portieri i Juventusit, Gianglugi Buffon dhe mbrojtësi Mathijs de Ligt kanë bërë gafa të mëdha në ndeshjen ndaj Sassuolos.

Sassuolo ka gjetur golin e epërsisë 2-1 në udhëtim te Juventusi gjatë minutës së 47-të të takimit.

Ishte sulmuesi Francesco Caputo, i cili shënoi nga brenda zonës për t’i dhënë epërsinë mysafirëve.

Megjithatë, ky gol u bë i mundur shkaku i dy gafave të mëdha të njëpasnjëshme të lojtarëve të Juventusit.

Fillimisht ishte mbrojtës 80-milionësh, De Ligt, i cili në tentim për të larguar topin asiston te kundërshtari, ndërsa më pas Buffon bënë një gabim amator duke “ia falur” golin Sassuolos.

Dy golat në pjesën e parë u shënuan nga Leonardo Bonucci (20′) për vendasit dhe Jeremie Boga (23′) për mysafirët. /Telegrafi/