Telegrafi

De Ligt dhe Alex Sandro kthehen në fund të nëntorit

Alex Sandro, Matthijs de Ligt (Foto: Instagram/ alxsndro12/mdeligt_)

Matthijs de Ligt dhe Alex Sandro do të kthehen në aksion pas pauzës për ndeshjet e përfaqësueseve – njofton Sky Sport.

Mbrojtësi holandez iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në shpatull në muajin gusht dhe tashmë është duke u stërvitur me skuadrën, edhe pse nuk është i përfshirë në ndeshje apo ndonjë aktivitet që kërkon kontakt fizik.

Braziliani Sandro pësoi një lëndim në muskujt e kofshës para ndeshjes së parë sezonale ndaj Sampdorias.

Matthijs de Ligt (Foto: Instagram/mdeligt_)

Zonja e Vjetër të mërkurën mbrëma e zhvillon ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ferencvaros, kurse të dielën në Serie A përballet me Lazion dhe pastaj është pushimi për ndeshjet e përfaqësueseve.

Dy lojtarët nuk do të jenë në dispozicion të Andrea Pirlos për këto dy sfida, por do të kthehen kah fundi i nëntorit kur Juve do të rikthehet në Serie A përballë Cagliarit. /Telegrafi/

Alex Sandro (Foto: Instagram/mdeligt_)