Matthijs de Ligt ka arritur te Bayern Munichu për t’i realizuar testet mjekësore.
Mbrojtësi holandez po largohet nga Juventusi, duke i bashkuar Bavarezëve në shumën e 80 milionë eurove.
Qendërmbrojtësi holandez do të kryejë testet mjekësore para transferimit këtë javë dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, ai do të vendosë lapsin në kontratën pesëvjeçare.
Siç raportohet nga TMË, De Ligt do të fitojë rreth 10 milionë euro neto në sezon plus shtesa, pak më e ulët se rroga prej 11 milionë eurosh që merr aktualisht në Torino.
Gjatë tre viteve të tij në Torino, De Ligt bëri 117 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin. Ai e ndihmoi skuadrën të fitonte një Scudetton, një Kupën e Italisë dhe një Superkup të Italisë. /Telegrafi/