Telegrafi

De Laurentiis u premton lojtarëve të Napolit një bonus të ‘çmendur’ në rast se eliminojnë Barcelonën

Napoli do të ketë punë nesër (e martë) ku do të përballet në udhëtim ndaj Barcelonës me fillim nga ora 21:00 për ndeshjen e dytë të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve në përpjekje për të siguruar kualifikimin tutje.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave që u zhvillua në ‘Diego Armando Maradona’ ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1, ku për Barcelonën shënonte Robert Lewandowski ndërsa për napolitanët Victor Osimhen.

Presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurenttis, u ka premtuar lojtarëve të tij një bonus prej 10 milionë eurosh në rast se kualifikohen në edicionin e vitit 2025 të Kupës së Botës për Klube, sipas Corriere dello Sport.

Lexo po ashtu Xavi zbulon se cilin lojtar të Napolit do të donte ta kishte tek Barcelona

Kjo mund të bëhet vetëm nëse Napoli eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve, andaj kjo përballje mund të shërbejë si një motivim i madh për kampionin në fuqi të Italisë.

Krahas bonusit nga presidenti, Napoli gjithashtu do të përfitonte 10.6 milionë euro nga UEFA në rast se sigurojnë biletën për në gjysmëfinale, që do të thotë se nëse mposhtin Barcelonën ata do të marrin 20.6 milionë euro në total.

Barcelona në anën tjetër që këtë sezon ka mbetur mbrapa në luftën për titull në La Liga, e sheh Ligën e Kampionëve si kompeticionin që mund tu shpëtojë sezonin atyre./Telegrafi/