Telegrafi

De Laurentiis thyen akullin, tregon emrin e klubit dhe ofertën e vetme zyrtare drejt Napolit për Higuain

Atletico Madridi është i vetmi ekip që ka bërë ofertë për sulmuesin e Napolit Gonzalo Higuain, ka deklaruar presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis.

Higuain, që shënoi 36 gola sezonin e shkuar në Serie A, po kërkohet me ngulm nga Arsenali, Juventusi dhe PSG.

Por De Laurentiis ka deklaruar se vetëm Atletico ka bërë ofertë zyrtare, që është refuzuar.

Lexo po ashtu Formacioni i ëndrrave, real dhe i çuditshëm i Juventusit për sezonin e ri (Foto)

“Oferta e vetme që kam pas ishte nga presidenti i Atleticos një muaj më parë dhe i thash se nuk mund ta realizojmë”, ka thënë De Laurentiis në një konferencë për media.

“Ai ofroi 60 milionë euro plus dy ose tre lojtarë dhe i thash jo”, ka shtuar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha fanellat e klubeve në La Liga për sezonin 2016/17 (Foto)