Atletico Madridi është i vetmi ekip që ka bërë ofertë për sulmuesin e Napolit Gonzalo Higuain, ka deklaruar presidenti i klubit Aurelio De Laurentiis.
Higuain, që shënoi 36 gola sezonin e shkuar në Serie A, po kërkohet me ngulm nga Arsenali, Juventusi dhe PSG.
Por De Laurentiis ka deklaruar se vetëm Atletico ka bërë ofertë zyrtare, që është refuzuar.
“Oferta e vetme që kam pas ishte nga presidenti i Atleticos një muaj më parë dhe i thash se nuk mund ta realizojmë”, ka thënë De Laurentiis në një konferencë për media.
“Ai ofroi 60 milionë euro plus dy ose tre lojtarë dhe i thash jo”, ka shtuar ai.