Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka folur rreth shërimit të shpejt të Arkadiusz Milik.
De Laurentiis është i bindur se sulmuesi polak do të jetë i gatshëm për sfidën kundër Los Blancos në Ligën e Kampionëve.
“Milik po bën një punë fantastike në stërvitje. Mendoj dhe jam i bindur se do të jetë gati për lojë në muajin shkurt”.
“Më shumë mundësi do të jetë i gatshëm për sfidën në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit”, ka thënë De Laurentiis. /Telegrafi/