Telegrafi

De Laurentiis: Cavani nuk është në shitje

 Cavani e shënoi golin e 18-të këtë sezon në Serie A në ndeshjen ndaj Parmas dhe ka tërhequr interesimin e Arsenalit dhe Manchester Cityt, por presidenti napolitan u shpreh i qartë për të ardhmen e lojtarit.

“Unë tashmë e kam thënë më parë se Cavani nuk është në shitje. Kështu, ne duhet të presim dhe të shohim nëse dikush do të paguajë klauzolën e shitjes së tij dhe nëse lojtari dëshiron t’i bashkohet atij klubi”, është shprehur De Laurentiis. /Telegrafi/