Kompania angleze “De La Rue” do të shtyp kartëmonedhat e reja të dyqind e dy mijë denarë, thuhet nga BPRM, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Sipas procedurave për dhënien e marrëveshjes për konkurs publik ka bërë një zgjedhje të operatorit më të favorshëm ekonomik dhe është nënshkruar kontrata për shtypjen e kartëmonedhave. Kontrata është nënshkruar me kompaninë e njohur për shtypje “De La Rue” nga Anglia”, thuhet nga BPM.
Nga atje njoftuan se kartëmonedhat e reja pritet të vihet në qarkullim në fund të vitit 2016 ose në fillim të 2017, pasi Këshilli i Bankës Popullore do të marrë vendim. BPM tha se futja e emërtimeve të reja të kartëmonedhave, do të organizohet ribalancimi emërtimi i strukturës ekzistuese. /Telegrafi/