Site icon Telegrafi

De la Fuente shpërthen ndaj Federatës së Spanjës: Kampion me kontratë të fëmijëve

Luis de la Fuentes i ka mjaftuar diçka më pak sesa dy vjet për t’u bërë personazh dhe legjendë te Spanja.

Që pas marrjes së detyrës si trajner i ‘La Roja’-s pas përfundimit të Botërorit 2022 dhe largimit të Luis Enriques, ai i ka dhënë dy trofe Spanjës, Ligën e Kombeve në vitin 2023 dhe pak muaj më parë, në korrik të këtij viti titullin e katërt kampion në Evropë.

Por pavarësisht kësaj, trajneri i Spanjës vazhdon të mbetet me një kontratë të vjetër, atë që kishte me ekipin spanjoll U-21 dhe kjo natyrisht që nuk i ka pëlqyer aspak.

Ai ka përfituar nga intervista e tij në ‘El Larguero’ në rrjetin ‘SER’ për të përligjur pozicionin e tij në krye të kombëtares spanjolle dhe për të shprehur mërzinë e tij për situatën kontraktuale me federatën e futbollit të këtij vendi.

“Nuk është normale që një kampion Evrope të jetë pa kontratë. Nuk e di nëse do të kishte ndodhur e njëjta gjë me Luis Enriquen… nuk është normale”.

“Unë kam pasur disa oferta dhe kjo është normale besoj. Ajo që nuk është normale është se kampioni aktual i Evropës është pa kontratë dhe nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë në histori”.

“Kam të njëjtat kushte që kisha në kontratën me kombëtaren U-21. Do të kishte qenë e drejtë sikur të kisha nënshkruar tani”, tha Luis de la Fuente. /Telegrafi/

Exit mobile version