Charles De Ketelaere thuhet se është i përgatitur të marrë një ulje rroge në mënyrë që të shtyjë transferimin e tij nga Club Brugge në Milano.
Mesfushori kreativ e ka kërkuar këtë lëvizje prej javësh dhe ka pritur që klubet të bien dakord për kushtet.
Kuqezinjtë tani janë më afër se kurrë, pasi kanë ofruar 31 milionë euro plus 4 milionë bonuse për të arritur çmimin e kërkuar prej 35 milionë euro.
Sipas Sky Sport Italia, De Ketelaere ka ndërmarrë hapa për t’i ndihmuar ata të arrijnë një marrëveshje duke pranuar një ulje pagash për ta arritur atë.
Duket se kjo do të ishte paga e papaguar ende nga Club Brugge dhe jo kontrata që ai do të nënshkruajë në San Siro.
Ndërkohë, De Ketelaere nuk po merrte pjesë sot në stërvitje me skuadrën belge, pasi kishte kërkuar tashmë të lihej jashtë ndeshjes hapëse të sezonit në Jupiler League.
Dy klubet duket se kanë vendosur një afat të dielën për të rënë dakord ose për të hequr dorë nga 21-vjeçari. /Telegrafi/