Charles De Ketelaere shënoi golat e tij të parë me fanellën e Milanit sot (e diel) në një ndeshje miqësore para-sezonale kundër skuadrës së Serie C, Pergolettese.
Kuqezinjtë u përballën kundër skuadrës së Serie B, Vicenza, në një miqësore gjatë të shtunës dhe morën një fitore të rehatshme 6-1 teksa talenti belg bëri debutimin e tij në minutën e 75-të.
Sot në Milanello, skuadra e Stefano Piolit luajti një tjetër miqësore kundër Pergolettese, duke punuar fort për t’u përgatitur për sezonin e ri të Serie A.
Milani siguroi një tjetër fitore komode, këtë herë duke fituar me rezultat edhe më të thellë, 7-1.
Pre-season 🔚
A 7️⃣-1 win at Milanello ⚽️#SempreMilan #MilanPergolettese pic.twitter.com/yksp8w78zJ— AC Milan (@acmilan) August 7, 2022
De Ketelaere filloi ndeshjen si titullar dhe shënoi një het-trik në pjesën e parë apo më saktë brenda 26 minutave, duke shënuar një penallti, një goditje me kokë dhe një goditje me këmbën e majtë.
Talenti 18-vjeçar Marko Lazetic realizoi dy gola dhe Tommaso Pobega dhe Yacine Adli gjithashtu e gjeten veten në listën e rezultateve me nga një gol.
Ndeshja e radhës e Milanit është takimi i javës së parë në Serie A kundër Udineses më 13 gusht dhe De Ketelaere do të shpresojë të fillojë pasi ai duket se ka lënë një përshtypje të fortë te mbështetësit e klubit. /Telegrafi/
Match ended 7-1 for Milan: De Ketelaere hattrick, Lazetic, Pobega and Adli were the goalscorers https://t.co/pLLjflPeZC
— Milan Eye (@MilanEye) August 7, 2022
#Milan, #deKetelaere subito protagonista: tripletta con la Pergolettese https://t.co/LHDxDeHihy
— calciomercato.com (@cmdotcom) August 7, 2022