Site icon Telegrafi

De Jong tregon situatën e tij te Barcelona: Dua të qëndroj në Camp Nou për aq kohë sa mundem

Frenkie de Jong dëshiron të qëndroj te Barcelona edhe për shumë vite, pavarësisht se shumë skuadra duan transferimin e tij.

Mesfushori holandez vitin e kaluar ishte shumë pranë transferimit te Manchester United, ku Barcelona e kishte pranuar ofertën, por ishte vet futbollisti që refuzoi largimin nga Camp Nou.

De Jong është rikthyer të flas për atë kohë, por edhe për të ardhmen duke konfirmuar se dëshiron të qëndroj në Camp Nou për aq kohë sa është e mundur.

“Klubi ishte në një situatë të vështirë dhe ata mund të më kishin shitur për një tarifë të madhe. por unë nuk doja të largohesha dhe qëndrova”, tha De Jong.

“Manchester United foli me Barçën, madje kishin bërë ofertë të lartë, por unë doja me çdo kusht të qëndroja”

Lexo po ashtu Memphis Depay tregon zhgënjimin e tij me Frenkie de Jong

“Dua të jem te Barcelona për një kohë të gjatë, për aq kohë sa të jetë e mundur pasi jam i lumtur dhe nuk dua të largohem”, deklaroi mesfushori holandez.

26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 40 ndeshje zyrtare me Barcelonën ku ka realizuar edhe dy gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version