Frenkie de Jong ka thyer heshtjen pas disa muajsh, ku ishte në qendër të vëmendjes për largimin e tij te Barcelona.
Pasi përjetoi një verë të vështirë, ku Barcelona arriti marrëveshje me Manchester United për transferimin e tij dhe ai refuzoi të largohej, mesfushori foli për herë të parë se si e përjetoi këtë situatë.
“Gjithmonë kam dashur të qëndroj te Barcelona dhe për këtë arsye kam mbajtur gjithmonë qetësi gjatë verës”, ka thënë ai.
Edhe pse situata ishte e vështirë për t’u menaxhuar, De Jong u përpoq të minimizonte atë që kishte përjetuar.
“Nuk mund të jap shumë detaje. Por shikoni… klubi ka idetë e veta dhe unë kam të miat dhe ndonjëherë këto përplasen me njëra-tjetrën. Por në fund të ditës gjërat shkuan mirë…”, ka thënë ai. /Telegrafi/