Telegrafi

De Jong të largohet nga City

Sipas Sunday Mirror, De Jong është në listën e atyre që pritet të shiten gjatë verës nga Roberto Mancini, në kohën kur ky i fundit po bën përpjekje për përforcimin e skuadrës. Holandezi aktualisht ka për konkurrent në mesfushën defensive Gareth Barryn, Patrick Vieiran, Vicent Kompanyn, ndërsa me Yaya Touren do të bëheshin pesë futbollist në atë rol.

City thuhet se është i interesuar edhe në mbrojtësin e Barcelonës, Dani Alves, që vlerësohet rreth 40 milionë funte. Çdo marrëveshje për Alvesin do t’i shihte dy të rinjtë, Micah Richards dhe Nedum Onuoha të larguar nga City. Edhe transferimi i James Milner nga Aston Villa do të mund të kishte për viktimë Shaun Wright Phillipsin. Për këtë të fundit nuk ndryshon shumë nëse edhe David Silva transferohet te City. /Telegrafi/