Frenkie de Jong ka zbuluar hapur se nëse nuk do të transferohej te Barcelona në verë, do të kalonte te Paris Saint-Germian ose Manchester City.
Lojtari 22-vjeçar u transferua në afatin kalimtar veror te Blaugranasit nga Ajaxi, pas formës së mirë që tregoi në Eredivisie.
Mesfushori holandez deklaroi se ai ka pranuar oferta të larta në verë, mirëpo vendosi të kalonte në Camp Nou shkaku i stilit të lojës.
“Ndoshta mendoni se atje do të kaloja për para, por jo. Paraja nuk ishte në mendjen time. Paraja nuk është diskutuar asnjëherë në takimet e mija”, ka thënë më tej holandezi.
De Jong ka arritur mjaftë mirë të përshtatet në sistemin e lojës së katalunasëve, derisa ka shtuar se është mjaftë i lumtur. /Telegrafi/